
Rrugëtimi i Brikenës në “Big Brother VIP Albania” përfundoi vetëm një hap larg finales, pasi ajo u eliminua në natën gjysmëfinale të spektaklit. Ndërkohë, partneri i saj Mateo arriti të sigurojë një vend në finale, duke vijuar garën për çmimin e madh.
Pas daljes nga shtëpia, vëmendja është përqendruar te reagimi i saj i parë në ekran. Mbrëmjen e djeshme janë zhvilluar xhirimet e emisionit “Fan Club”, i cili do të transmetohet sonte në Top Channel, ku Brikena pritet të flasë për eksperiencën e saj dhe marrëdhënien me Mateon.
Në një fragment të publikuar në rrjetet sociale, ajo shfaqet e veshur me një fustan të kuq elegant ku dëgjohet teksa thotë: “Unë gjithmonë ia vendosja përpara duart dhe ajo rezistenca e tij më ka bërë të mendoj që okej, ka diçka që ia vlen.”
Gjatë intervistës, Brikena flet për dinamikën e lidhjes së saj me Mateon brenda shtëpisë, duke iu referuar afrimitetit dhe sfidave që kanë kaluar gjatë lojës, duke rikthyer kështu vëmendjen e publikut te historia e tyre./Versus.al

