MAGAZINË /

"Burrin e dua shqiptar", Brikena: Nuk do e kisha prishur martesën për një shpullë

Shkruar nga Versus

"Burrin e dua shqiptar", Brikena: Nuk do e kisha prishur martesën

Banorja e Big Brother VIP 5, Brikena Selmani ka shprehur së fundmi dëshirën e saj që në të ardhmen partneri i saj të jetë shqiptar. Teksa po bisedonte me dy banorët e tjerë, Gretën dhe Artanin, Brikena tha se vajzat e huaja ndahen me partnerët e tyre pa menduar gjatë edhe nëse kanë fëmijë.

Thënë kjo, modelja shtoi se ajo nuk do të prishte martesën e saj edhe kur gjërat shkonin keq, apo për “një shpullë” siç u shpreh ajo.

“E di ku është problemi tek italianët dhe rracat e tjera, po marrim shembull se Tani martohet me një vajzë italiane. Varet prej rasteve se mund të jetë edhe vajza më e mirë në botë, akoma më e mirë se një vajzë shqiptare. Por problemi është se vajzat e huaja, bëjnë dy fëmijë, nesër ose pasnesër njeh një person tjetër dhe thotë ‘mbaroi dashuria, respekti’ dhe nuk i intereson a të la ty, a ka fëmijë apo jo. Ama një vajzë shqiptare, edhe nëse mbaron dashuria, qëndron për respekt të fëmijëve. Edhe i përballet çdo gjëje, edhe me pas ndonjë debat. Një shoqe e imja italiane e ka lënë të dashurin e saj pas 7 vitesh se ia ka futur një shpullë. Unë personalisht nuk jam dakord.

Me qenë 7 vite me një person, me pas fëmijë dhe me u prishë për një shpullë¸ nuk e kisha prishur martesën për një shpullë. Nuk po them dhunë, se s’më ka lindur baba me më rrahur dikush. Por duhet me menduar për fëmijën, për traumat e fëmijës, a mundet kjo gjë me u rregulluar apo jo. Unë personalisht kisha vuajtur vetë, çfarë faji ka fëmija”, tha Brikena. Versus.al

Poll