MAGAZINË /

Diell dhe rritje temperaturash në të gjithë vendin, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 2 shtator.

Shkruar nga Versus

Diell dhe rritje temperaturash në të gjithë vendin, si

Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Temperaturat maksimale do të shënohen në Durrës dhe Berat me 32 gradë celcius. Ndërsa në gjithë vendin vihet re një rritje e temperaturave në raport me ditën e djeshme.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë. Versus.al

Poll