MAGAZINË /

Hati dhe fituesi i reality show-t në një romancë të re? (Foto)

Shkruar nga Versus

Hati dhe fituesi i reality show-t në një romancë të re?

Publikimet e fundit në rrjetet sociale kanë rikthyer vëmendjen te jeta personale e Hatit, këtë herë për shkak të dyshimeve për një lidhje të mundshme me fituesin e një reality show.

Gjithçka nisi pas disa postimeve të saj nga një ambient luksoz pranë një liqeni në Itali, ku ajo shfaqej gjatë një prezantimi produktesh, me një sfond vilash historike dhe pamje të kuruara.

Hati dhe fituesi i reality show-t në një romancë të re?

Pak më vonë, në profilin e Dijonisit u publikuan foto nga një vend që dukej shumë i ngjashëm, si nga pamja ashtu edhe nga koha e publikimit.

Hati dhe fituesi i reality show-t në një romancë të re?

Kjo përputhje ka nxitur reagime në rrjet, duke shtuar aludimet se të dy mund të kenë qenë në të njëjtin destinacion.

Gjatë fundjavës, emrat e tyre janë komentuar shpesh, ndërsa ndjekësit kanë spekuluar për një raport mes tyre.

Megjithatë, deri tani as Hati dhe as Dijonisi nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar këto zëra.

Kujtojmë se Hati ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes gjatë vitit të fundit, sidomos pas ndarjes nga ish-partneri i saj.

Poll