
Pas vetëm 1 muaji nga përfundimi i Big Brother VIP 5, duket se marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos, çiftit të formuar brenda këtij formati televiziv, është e paqartë. Ndjekësit e tyre kanë vënë re se 2 ish-banorët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Nga profilet e tyre janë fshirë postimet dhe fotot e përbashkëta, një detaj që shpesh interpretohet si shenjë distancimi mes partnerëve. Vëmendje ka tërhequr edhe një postim i bërë nga Brikena në “story” ku ajo shfaqej në makinë duke vendosur një emoji zemre të thyer.

Dyshimet për ftohje mes tyre u shtuan pasi modelja hoqi Mateon nga fotoja e saj e profilit dhe të njëjtën gjë e bëri edhe ky i fundit. Versus.al

