
Situata mes Mateos dhe Brikenës në shtëpinë e “Big Brother VIP” është përkeqësuar edhe më shumë ndërsa vijon mungesa e komunikimit po i shton keqkuptimet. Mateo pretendon se është përpjekur vazhdimisht të flasë me Brikenën për të sqaruar raportin e tyre, por sipas tij, ajo e ka shmangur çdo herë, duke i kërkuar ta lënë bisedën për më vonë.
Teksa tha se ishte zhgënjyer nga kjo sjellje, ai theksoi se kishte nevojë të shprehej në moment.
"Unë i them, dua të shprehem para se të iki, ajo më thotë ‘flasim nesër’. Mos më kthe përgjigje fare, më lër të flas"-tha Mateo gjatë një bisede me Shëndritin.
Ky i fundit nënvizoi se çdo debat mes tyre duket sikur nuk e çon çiftin asgjëkundi dhe sikur marrëdhënia kthehet në pikën zero duke e bërë të vështirë ndërtimin e një stabiliteti. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte deklarata e fortë e Mateos, i cili pranoi se kjo situatë po e rëndon emocionalisht.
"Kjo më bën të vras veten… këtu është problemi"-u shpreh Mateo, duke treguar nivelin e lartë të stresit që po përjeton. Sipas tij Brikena nuk e lë të kuptojë sesi duhet të veprojë në këtë marrëdhënie. Versus.al

