MAGAZINË /

"Nuk jemi kundra tij", kush janë 2 banorët që akuzohen për aleancë me Rogertin?!

Si banorë që mendohet të kenë dalë krah Rogertit, në prime nga banorë të ndryshëm u tha se Baby G dhe Brikena e kanë tepruar me afrimitetin e tyre me një person që sipas konkurrentëve të tjerë, e vetmja gjë që bën në shtëpi janë ofendimet.

Shkruar nga Versus

"Nuk jemi kundra tij", kush janë 2 banorët që akuzohen

Prime i sotëm i “Big Brother Vip Albania 5”, ka nisur me plot tensione mes banorëve e kjo për shkak të afrimitetit të disa prej tyre me Rogertin dhe deklaratave që ky i fundit ka bërë.

Si banorë që mendohet të kenë dalë krah Rogertit, në prime nga banorë të ndryshëm u tha se Juela dhe Brikena e kanë tepruar me afrimitetin e tyre me një person që sipas konkurrentëve të tjerë, e vetmja gjë që bën në shtëpi janë ofendimet.

Brikena ju kundërpërgjigj “akuzave” për marrëdhënie të mirë me Rogertin duke thënë se ajo nuk mbështet ofendimet dhe dhunën psikologjike që Rogerti ka ushtruar ndaj banorëve, por është empatike ndaj tij.

Nga ana tjetër dhe Baby G qartësoi se e pëlqen Rogertin si banor e lojën që ai po bën, por duke përjashtuar këtu gjuhën ofenduese që ai përdor ndaj banorëve.

Sakaq Rogerti nga ana e tij është shprehur se këtë edicion “Big Brother” po “jeton” nga aleancat mesa banorëve. Sipas tij, Miri, Selini dhe Kristi që shpesh janë përzgjedhur dhe si 3 të preferuarit e publikut, po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Teksa debati në prime vijon, moderatori Ledion Liço iu kthye Selinit duke i thënë se mendimi i saj që Rogerti nuk ka një strategji loje, është mendim i gabuar.

Poll