Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë nuk do të mungojnë alternime vranësirash, kryesisht në orët e pasdites. Temperaturat maksimale do të shënohen në Elbasan, Gjirokastër, Tiranë dhe Kukës me 34 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – jug me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri 8 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë. Versus.al







