Ditën e diel, vendi ynë do të ndikojë nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht me kthjellime, ndërsa në disa zona do të ketë alternime vranësirash mesatare deri herë pas here të dendura, sidomos në relievet malore në pjesën lindore dhe në zonën e jugut. Pjesa më e madhe e vendit do të rregjistrojë temperatura maksimale mbi 30 Gradë Celsius, dhe qarqet "kampion" për temperatura të larta do të jenë: Elbasani, Berati e Gjirokasra ku termometri do të shkojë deri në 34-35 Gradë Celsius. Më pas nuk do të mbëten as Shkodra e Tirana, ku temperaturat më të larta pritet të arrijnë në 33 gradë Celsius
Në relievet malore të jugut dhe verilindjes, nga orët e mesditës deri në pasdite priten reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe me intensitet të dobët. Ndërkaq, në relievet e larta malore të qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë në formë shtrëngatash dhe shumë të shkurtra në kohë.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare herë pas here shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 14 m/s.
Deti do të jetë i qetë me valëzim forcës 1-2 ballë. /VERSUS /







