
Një tërmet i vërtetë ka goditur futbollin italian. Prokuroria e Milano ka hapur një hetim të bujshëm ndaj Gianluca Rocchi, i cili akuzohet për mashtrim sportiv dhe manipulim të sistemit të arbitrimit në favor të Inter.
Gianluca Rocchi është një ish-arbitër i njohur italian dhe aktualisht një nga figurat më të rëndësishme në drejtimin e arbitrimit në Itali.
Sipas dokumenteve hetimore të siguruara nga agjencia “Agi”, Rocchi dyshohet se ka ndërhyrë drejtpërdrejt në përzgjedhjen e arbitrave për ndeshje kyçe, duke favorizuar skuadrën zikaltër në momentet vendimtare të sezonit.
“Arbitrat e përzgjedhur” për ndeshje vendimtare
Një nga akuzat kryesore lidhet me emërimin e Andrea Colombo për ndeshjen Bolonja-Inter më 20 prill 2025. Sipas prokurorisë, Rocchi, në bashkëpunim me persona të tjerë, e ka “rregulluar” këtë emërim gjatë një takimi në stadiumin San Siro, duke zgjedhur një arbitër që konsiderohej i favorshëm për Interin, në një fazë kritike të garës për titullin (Scudetto).
Lëvizje të fshehta për Kupën e Italisë
Akuza e dytë shkon edhe më tej, duke zbuluar një skemë të dyshuar manipulimi për ndeshjet e Kupa e Italisë. Sipas hetuesve, Rocchi ka “fshehur” ose “orientuar” emërimin e Daniele Doveri, duke e vendosur atë në gjysmëfinale, me qëllim që Interi të shmangte një arbitër të konsideruar “të padëshiruar” në finalen e mundshme dhe në ndeshjet e mbetura të kampionatit.
Ndërhyrje direkte në VAR
Akuza më tronditëse lidhet me përdorimin e teknologjisë VAR. Në ndeshjen Udineze-Parma më 1 mars 2025, Rocchi dyshohet se ka ndërhyrë si mbikëqyrës i VAR-it, duke ushtruar presion ndaj Daniele Paterna për të kërkuar një rishikim në fushë nga arbitri Fabio Maresca.
Qëllimi, sipas prokurorisë, ishte akordimi i një penalltie për Udinezen, pavarësisht se zyrtari i VAR-it kishte një vlerësim të kundërt. Hetimi është ende në fazë të hapur, por nëse akuzat provohen, ky mund të jetë një nga skandalet më të mëdha në historinë e futbollit italian, duke vënë në pikëpyetje integritetin e gar

