MAGAZINË /

Spanja mposhti Italinë, ja skenari sesi mund të kualifikohet Shqipëria më tej në "Euro 2024"

Fitorja me Spanjën është synimi kryesor i kuqezinjve për të siguruar kualifikimin.

Shkruar nga Versus

Spanja mposhti Italinë, ja skenari sesi mund të kualifikohet

Spanja arriti mbrëmë një fitore minimale ndaj Italisë falë një autogoli të Calafiorit por dukshëm spanjollët treguan superioritet duke siguruar edhe kualifikimin më tej dhe vendin e parë në Grupin B.

Shanset për Shqipërinë që të kualifikohet më tej, vijojnë të jenë të mundura teksa të hënën ekipi ynë kombëtar përballet me spanjollët.

Një fitore e mundshme e kombëtares shqiptare do e çonte skuadrën në kuotën e 4 pikëve mjaftueshëm për t’u kualifikuar.

Ndërsa në rastin e një barazimi, e vetmja gjë që do t’i duhet Shqipërisë është disfata ose humbja e Kroacisë përballë Italisë, do t’i duhet që Shqipëria të shpresoj të ketë të paktën dy ekipe të tjera në vendet e treta që të kenë më pak pikë, ose pikë të barabarta, por golavarazh më të vogël.

Në datën 24 qershor Shqipëria përballet me Spanjën ndërsa Italia me Kroacinë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: