MAGAZINË /

Temperatura deri në 42 gradë, i nxehti afrikan 'pushton' sot Shqipërinë

Parashikimi i motit, 11 gusht.

Shkruar nga Versus

Temperatura deri në 42 gradë, i nxehti afrikan 'pushton' sot

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin. Temperaturat pritet të arrijnë rekord deri në vlerat 42 gradë celcius në Shkodër dhe Lezhë.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-12m/s

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë. Versus.al

Poll