
Një moment i papritur ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Brikena Selmani dhe Shëndrit Lumi duket se kanë përmendur një informacion që lidhet me një tjetër format të “Big Brother”.
Në bisedën mes tyre, dy banorët kanë folur për fitoren e Londrim Mekajt në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova. Komenti i Brikenës tërhoqi menjëherë vëmendjen.
“Çka u gëzova dje për atë që thanë, që ka fituar”, tha modelja nga Kosova gjatë bisedës.
Edhe gazetari Shëndrit Lumi reagoi për këtë, duke shtuar: “Hej, e pabesueshme a? Shumë e pabesueshme. Nëse je duke na parë, urime. E ke merituar. Të uroj me gjithë zemër, Londra”.
Deklarata e tyre kanë ngritur pikëpyetje mes ndjekësve të spektaklit, pasi banorët e Big Brother zakonisht nuk kanë akses në informacione nga jashtë gjatë qëndrimit në shtëpi. Për këtë arsye, është aluduar se informacioni mund të jetë bërë i ditur nga produksioni gjatë ndonjë momenti të caktuar.
Megjithatë, sipas rregullave të formatit, komunikimi me botën e jashtme dhe marrja e informacioneve që lidhen me ngjarje aktuale zakonisht nuk lejohet për banorët. Ndërkohë, Londrim Mekaj është shpallur fitues i Big Brother VIP Kosova 4, duke fituar edhe çmimin e madh prej 124 mijë eurosh.

