Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare por kalimtare përgjatë relieveve malore. Temperaturat maksimale deri në 34 gradë celcius do të shënohen në Tiranë, Elbasan dhe Berat.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë shpejtësi deri 10m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë. Versus.al







