Mbyllet zyrtarisht në oren 19.00 procesi i votimit në Himarë dhe ka nisur procesi i dorëzimit të kutive të votimit të 36 qendrave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi numrin e votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Himarës, ndërsa garojnë përballë njëri-tjetrit Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo.
Sipas KQZ-së, nga të dhënat e 34 qendrave të votimit nga 36 që ka gjithsej Bashkia e Himarës, pjesëmarrja deri në orën 19:00 ishte 37.69 %.
KQZ njoftoi se kanë votuar mbi 8333 qytetarë me të drejtë vote.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka bërë një deklaratë për mediat pak minuta përpara se të mbyllet procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, ku e ka quajtur një farsë që ka filluar kohë më parë dhe që po përfundon sot.
Sipas Nokës, ‘kreu i KQZ-së, Celiabashi e theksoi me gojën e tij që në Shqipëri, se kush voton dhe kush jo e vendos Edi Rama, pasi në Himarë 6157 votues iu mohua e drejta e votës, një e drejtë kushtetuese dhe kjo ndodh vetëm në një regjim dhe kurrë nuk ndodh në një shtet demokratik’.








