
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla mbajti fjalën e tij jashtë Kuvendit për mediat ku foli lidhur me protestuesit të cilët i quajti “mbeturina sociale”. Ai tha se asgjë nuk e ndryshon dot kontratën që sipas tij PS ka me popullin. Ndërsa vijoi me pretendimet se këto protesta janë skenarë që ata i kishin pritur dhe po përgatiteshin nga vende të huaja.
“Për mua kjo është e disata herë..të lutem ju bëni pyetjen, unë kam të drejtë të përgjigjem. Sikurse ata kanë të drejtë të votojnë ne kemi të drejtë të bëjmë detyrën për të cilën na kanë votuar njerëzit. Janë 856.177 shqiptarë që kanë bërë këtë grup parlamentar. Është kontrat që nuk lëviz dhe nuk e luan as topi kontratën e PS me shqiptarët. Unë jam mësuar me këto. Në 13 vite të qeverisjes sonë nga Saliu tek Luli nga Luli tek Saliu pastaj këtu kanë hyrë edhe elemente t ëtjerë. Nuk zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale e politike mendojnë që parlamenti duhet të shpërndahet e nuk e di tjetër. Dua ta them qartë, sot edhe shqiptari më skeptik sa i përket pjesës që këtu është një skenar në dëm të Shqipërisë në këtë moment historik ndërsa Kuvendi duhet të votojë ligje që janë për anëtarësimin e vendit, ky skenar për ne nuk është surprizë. Është skenar që e kemi pritur, e kemi parë edhe në vend të tjerë”- tha Balla duke shtuar se në ditët në vijim qeveria do të dialogojë me protestuesit. Versus.al


