
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në Fier se patriotizmi nuk lidhet me rrjetet sociale apo “llajket”, por me të vërtetën dhe mbrojtjen e dinjitetit të vendit.
Gjatë një aktiviteti për 35-vjetorin e Partisë Socialiste, Rama u shpreh se reagimet dhe debatet publike duhet të bazohen në fakte dhe jo në qëndrime emocionale apo, siç tha ai, gjeste për vëmendje në rrjetet sociale.
Rama ironizoi pjesëmarrjen në protesta, duke përmendur edhe raste personale, dhe theksoi se Partia Socialiste është zgjedhur për të udhëhequr, jo për të ndjekur të tjerët.
"Njërit nga Partia Socialiste i kishte ikur e dashura në proteste, atje do i mar "lajket" unë tha.
“Patriotizmi nuk ka lidhje me ‘llajket’, por me të vërtetën. Kur i del për zot vendit tënd, duhet ta bësh duke mos gënjyer dhe duke mos thënë gjëra të pavërteta,” u shpreh ai.
Kryeministri kritikoi gjithashtu qëndrime të ndryshme ndaj çështjeve mjedisore dhe zhvillimore, duke bërë thirrje që, sipas tij, “ambientalizmi të ndahet nga qasjet e ekzagjeruara apo jo reale”.
Në fjalën e tij, Rama ironizoi edhe pjesëmarrjen në protesta, duke përmendur raste individuale dhe duke theksuar se Partia Socialiste është zgjedhur për të udhëhequr vendin dhe jo për të ndjekur reagimet e opozitës apo të rrjeteve sociale.
Ai u ndal edhe te çështjet mjedisore, duke thënë se Shqipëria duhet të zhvillojë potencialin e saj turistik dhe ekonomik, duke marrë shembuj nga vende si Austria dhe Zvicra, ndërsa kritikoi qëndrime që, sipas tij, pengojnë zhvillimin e zonave turistike.Versus.al

