POLITIKË /

“Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta”, Rama me gazetarët e huaj: Nëse vërtet janë të shqetësuar, le të flasim!

Rama tha se kjo gjë nuk e shqetëson sepse i shtohet jeta, por ai ftoi protestuesit që të ulen në dialog me të nëse janë vërtet të shqetësuar për Zvërnecin

Shkruar nga Versus

“Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më

Në konferencën me gazetarët e huaj në ambientet e kryeministrisë, Rama foli dhe për thirrjet e protestuesve ndaj tij, sharjet dhe mallkimet drejtuar kryeministrit.

Rama tha se kjo gjë nuk e shqetëson sepse i shtohet jeta, por ai ftoi protestuesit që të ulen në dialog me të nëse janë vërtet të shqetësuar për Zvërnecin.

“Mesazhi im, varet sepse ka shumë njerëz të ndryshëm që protestojnë në rrugë. Ka shumë që bërtasin vdekje Edi Ramës! Mesazhi im për ta është vazhdoni se më shtohet jeta! Ka të tjerë njerëz që duke qenë se kanë lidhje me grupime, ambicie politike, ka njerëz që vijnë se janë të shqetësuar, nëse jeni vërtet të shqetësuar, le të flasim. Kur them të flasim, përgjigjja e tyre është që nuk flasim kurrë me të se është një djall që na ndryshon këtë fuqi. E kam këtë fuqi, por nuk është fuqia ime, por e fakteve”, tha Rama.Versus.al

Poll