All - Scripts - 1
All - Scripts - 3
MAGAZINË /

Sali Lusha reagon pas dorëzimit të Stesit në polici: E çova vetë në mëngjes në Pejë

Lidhur me caktimin e masës së paraburgimit prej 48 orësh, Sali Lushaj u shpreh se nuk ka ndonjë koment pasi ashtu e ka parë të arsyeshme prokuroria dhe duhen zbatuar ligjet e shtetit.

Shkruar nga Versus
All - Paragraf - 1

Sali Lusha reagon pas dorëzimit të Stesit në polici: E

All - Paragraf - 2

Reperi Arkimed Lusha, i njohur me emrin artistik Stresi, është dorëzuar sot në policinë e Kosovës, pasi ndaj tij kishte një fletëarrest për shkak të një rrahjeje që ndodhi në muajin gusht në një klub nate në Pejë.

Babai i tij, Sali Lusha, për emisionin “Kosova Today” u shpreh se e kishte shoqëruar vetë të birin sot në ora 09:00 në Policinë e Pejës.

Sakaq, lidhur me caktimin e masës së paraburgimit prej 48 orësh, Sali Lushaj u shpreh se nuk ka ndonjë koment pasi ashtu e ka parë të arsyeshme prokuroria dhe duhen zbatuar ligjet e shtetit.

Dorëzimi i Stresit erdhi pasi avokati i tij negocioi me prokurorinë, tha Lushaj, duke shtuar se nga ky rast pret çka do të vendosë drejtësia.

“Mbi drejtësinë nuk mund të dalë as unë, as Stresi e askush”, përfundoi ai.

All - Paragraf - 7

Stresi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës pasi dyshohet për përfshirjen në sherrin e rëndë që ndodhi në një diskotekë në Pejë po atë muaj.

Për këtë rast po ashtu Noizy dhe DJ Crax u shpallën në kërkim nga Policia e Kosovës.

Poll

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 3
All - ArticleEnd - 4