Unpublished /

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 62 vjeçarja shqiptare! Po kthehej nga pushimet për Pashkët

Shkruar nga Versus
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 62 vjeçarja shqiptare! Po
Foto nga vendngjarja dhe e ndjera, Merita Qemali

Itali- Një aksident tragjik i ndodhur mbrëmjen e 6 prillit, i ka marrë jetën 62 vjeçares shqiptare, Merita Qemali. E ndjera po kthehej me familjen e saj nga pushimet e Pashkëve, ndërsa ishin drejtuar drejt Chiaravalles, shkruajnë mediat italiane.

Fatkeqësisht automjeti “Ford Focus” ku 62 vjeçarja ishte pasagjere, u përplas me një kamion në tunelin Montedomin i cili po ngadalësonte për shkak të një gome të shpuar.

Shoferja e kamionit ishtre rumune, ndërsa automjeti ku ndodhej shqiptarja drejtohej nga shtetasi italian 49 vjeçar dhe pasagjerë ishin edhe motra dhe nipi i viktimës. Këta të fundit po marrin ndihmë mjekësore në spital, por gjendja e tyre raportohet të jetë e rëndë. Versus.al

Poll