Unpublished /

Nga shofer autobusi në “mbretin e kokainës”: Rrëfimi tronditës i “Escobarit të Britanisë”

Pas një jete të thjeshtë si shofer në linjën 134 në Londër, Henao organizoi një operacion të sofistikuar për të trafikuar kokainë nga Kolumbia drejt Evropës. Ai e përshkruan veten si një “pionier të kokainës në Britani”, duke zgjedhur tregun europian për të shmangur kontrollin e karteleve në SHBA.

Shkruar nga Versus

Nga shofer autobusi në “mbretin e kokainës”: Rrëfimi

Jesus Ruiz Henao, kolumbiani 63-vjeçar i njohur si “Pablo Escobari i Britanisë”, flet për herë të parë në televizion, duke zbuluar jetën e tij të dyfishtë: nga emigrant dhe shofer autobusi në Londër, në kreun e një prej rrjeteve më të mëdha të trafikut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar.

Dokumentari me dy pjesë “The Bus Driver: Britain’s Cocaine King”, që transmetohet më 11 gusht në Discovery+, sjell rrëfimin ekskluziv të Henaos – nga fillimet e tij si azilkërkues në vitet '90, deri te ngritja si bos i drogës me rrënjë në Kolumbi, Spanjë dhe Britani.

Pas një jete të thjeshtë si shofer në linjën 134 në Londër, Henao organizoi një operacion të sofistikuar për të trafikuar kokainë nga Kolumbia drejt Evropës. Ai e përshkruan veten si një “pionier të kokainës në Britani”, duke zgjedhur tregun europian për të shmangur kontrollin e karteleve në SHBA.

Në kulmin e aktivitetit, ai madje fitoi 100,000 £ në lojën britanike “Spot the Ball”, çka e ndihmoi të maskonte stilin e jetesës luksoze. Pavarësisht imazhit të një njeriu të zakonshëm, Henao menaxhonte një rrjet droge me vlerë miliarda paund.

Përfundimi erdhi në vitin 2003, kur u arrestua gjatë një operacioni të madh policor në Londër. Ai u dënua me 19 vjet burg për importimin e kokainës me vlerë mbi 1 miliard paund. Sot, ai ndodhet në burgun La Picota në Kolumbi, në pritje të ekstradimit në SHBA, ndërsa rrëfen jetën e tij me ton të papenduar:
“Doja pushtet dhe para. Doja t’i kisha të gjitha.” /Versus.al/

Poll