
Duke filluar nga dita e sotme, 1 dhjetor pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit.
541 mijë pensionistë, që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj, do të përfitojnë 15 mijë lekë shpërblim, ndërsa 221 mijë që marrin mbi 20 mijë lekë në muaj pension të marrin 10 mijë lekë shpërblim.
Kostoja e përgjithsjme është vlerësuar 10.4 miliardë lekë dhe mund të tërhiqet gjatë gjithë muajit dhjetor, ndërsa për ata që e kanë të pamundur gjatë kësaj periudhe mund ta tërheqin deri më 30 qershor të vititi të ardhshëm, 2026.
Pas këtij afati bonusi parashkruhet thuhet në vendimin e këshillit të ministrave.
