Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur mesnatën e mbrëmshme në Maqellarë të Dibrës ku strukturat e PD bllokuan dy automjete luksoze pas dyshimeve për blerje votash.
Burime bëjnë me dije se pas mbërritjes së policisë dhe prokurorit të SPAK, Elvin Gjokaj, kontrollet brenda dy automjeteve kanë zbuluar shumën prej 4 mijë e 500 eurosh dhe tollona me naftë.
Njëri automjet është në pronësi të biznesmenit Fiqiri Palit, i cili ndodhej edhe vetë në vendin e ngjarjes. Pronari i kompanisë “Sireta 2F” e cila ka fituar shumë tendera publikë nga bashki të ndryshme kryesisht në veri të vendit, është ndaluar gjatë orëve të vona nga strukturat e PD nën dyshimin se po kryente krim zgjedhor.
Në njërën prej makinave mësohet të ketë qenë i pranishëm edhe drejtuesi politik i PS në Klos. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia apo SPAK lidhur me këtë ngjarje. Vendi ndodhet aktualisht në heshtje zgjedhore pasi nesër mbahen zgjedhjet. Versus.al
View this post on Instagram







