Unpublished /

Vrasja e efektivit të 'Shqiponjave' që tronditi Fierin: Apeli i ul dënimin Azgan Mërnicës, nga i burgim i përjetshëm në 35 vite

Dënimi i Azgan Mërnica ulet në 35 vite burg nga Apeli për vrasjen e efektivit Novruz Cenalia, ngjarje që tronditi Fier në maj 2024.

Shkruar nga Versus
Vrasja e efektivit të 'Shqiponjave' që tronditi Fierin:
Novruz Cenalia/ Azgan Mërnica

Azgan Mërnica i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur ta dënojë me 35 vite heqje lirie për vrasjen e efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia.

Më herët, Gjykata e Fierit e kishte dënuar Mërnicën me burgim të përjetshëm, por Apeli vendosi ndryshimin e vendimit, duke e ulur dënimin në 35 vite burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz.

Konflikti që çoi në përdorimin e armës nisi pasi polici i “Shqiponjave” ndaloi Mërnicën për t’i tërhequr vëmendjen pse ishte futur në kthesë me shpejtësi.

Ai ndaloi më pas mjetin e tij, iu afrua efektivit të policisë, i cili ishte i veshur me uniformën e punës dhe ishte i identifikueshëm si pjesë e strukturës së policisë, dhe e qëlloi në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes, autori u arratis dhe vetëm pas 3 ditësh kërkime, pas negociatave të policisë dhe familjarëve të tij, pranoi të vetëdorëzohej.

Novruz Cenalia u vra në moshën 28-vjeçare./Versus.al

Poll