AKTUALITET /

Plagosje me thikë në Lushnje, 17-vjeçari godet dy herë një 40-vjeçar pas konfliktit në lokal

Sipas informacioneve paraprake, një 17-vjeçar ka goditur dy herë me thikë një 40-vjeçar gjatë një sherri që ka nisur në ambientet e një lokali në fshat. Përplasja mes tyre ka degjeneruar në dhunë, duke sjellë plagosjen e burrit 40-vjeçar.

Shkruar nga Versus

Plagosje me thikë në Lushnje, 17-vjeçari godet dy herë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Golem të Lushnjes, ku një konflikt mes dy banorëve të zonës ka përfunduar me përdorimin e armës së ftohtë.

Sipas informacioneve paraprake, një 17-vjeçar ka goditur dy herë me thikë një 40-vjeçar gjatë një sherri që ka nisur në ambientet e një lokali në fshat. Përplasja mes tyre ka degjeneruar në dhunë, duke sjellë plagosjen e burrit 40-vjeçar.

I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Lushnjes, ku po merr ndihmën mjekësore dhe, sipas burimeve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, duke bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, 17-vjeçarit. Gjithashtu, uniformat blu kanë sekuestruar thikën e përdorur në ngjarje, në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në konfliktin mes dy banorëve të fshatit Golem.

 

Poll