AKTUALITET /

Abuzim me tenderët kur ishte kryetar i Bashkisë Kavajë, SPAK çon për gjykim Elvis Roshin

Ish-kryebashkiaku i Kavajës akuzohet për shpërdorin detyre.

Shkruar nga Versus
Abuzim me tenderët kur ishte kryetar i Bashkisë Kavajë, SPAK
Elvi Roshi në SPAK

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, dhe ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kalimin e çështjes për gjykim, me prokurorin Elvin Gokaj në krye dhe gjyqtaren Rudina Palloj të caktuar për shqyrtim.

Çështja buron nga një kallëzim i Kontrollit të Lartë i Shtetit (KLSH) në shtator 2015 për parregullsi në 12 tenderë gjatë periudhës 2013-2014, ku Rroshi dhe 10 zyrtarë dyshoheshin se kishin shkaktuar dëm ekonomik 33 milionë lekë në rikonstruksionin e qendrës së qytetit, rrugëve dhe mbjellje pemësh.

KLSH evidentoi standard të dyfishtë në vlerësimin e ofertave, skualifikim të padrejtë të operatorëve më të lirë në pesë tenderë dhe llogaritje gabime, çka çoi dosjen nga Prokuroria e Kavajës në Durrës (e mbyllur fillimisht) deri në GJKKO që e urdhëroi SPAK-un.

Rroshi i cili akuzohet për shpërdorim detyre u paraqit kohët e fundit në SPAK për të firmosur mbylljen e hetimeve, ndërsa më 17 maj 2025 pati sekuestro të telefonit dhe kontroll personal për dyshime korrupsioni në zgjedhjet lokale, ku fushatonte për kushëririn Elton Rroshi (PD-ADSHM)./Versus.al

Poll