
Një stuhi e fortë ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të marte qytetin bregdetar të Vlorës, duke sjellë erëra të fuqishme dhe shkarkesa të shumta elektrike.
Moti i keq ka detyruar pushuesit të largohen nga plazhet, ndërsa zona bregdetare është përfshirë nga një ndryshim i menjëhershëm i kushteve atmosferike.
Pamjet nga qyteti tregojnë intensitetin e erës dhe vetëtimat në qiell, ndërsa deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.
Sipas parashikimeve meteorologjike, vendi do të vijojë të përballet me paqëndrueshmëri atmosferike, me mundësi për reshje të shkurtra, erëra të forta dhe stuhi lokale në zona të ndryshme.

