Durrës- Një atentat me armë zjarri është regjistruar pak pas mesnatës së mbrëmshme në lagjen nr.18 të Durrësit, ku viktimë ka mbetur 29 vjeçari Ermir Dedja.
I riu u qëllua në breshëri nga disa persona të maskuar të cilët më pas u larguan nga vendngjarja me një makinë. Dedja u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të marra me armë zjarri.
Policia po punon për kapjen e autorëve të krimit të rëndë. Dyshimet e para janë për larje hesapesh mes bandave pasi viktima rezulton me precedentë të mëparshëm penale. Në 2015-ën ishte arrestuar për trafik droge drejt Kosovës dhe në 2017-ën ,ishte arrestuar për përkrahjen e një personi që kreu plagosje me armë në Shijak. Versus.al







