AKTUALITET /

Grabitet me pistoletë lodër magazina e postës në Yrshek, 4 persona të paidentifikuar morën 3 pako. Gjendet një makinë e djegur

Ende nuk dihet se çfarë përmbanin pakot e grabitura, ndërsa personeli i kompanisë postare po kryen inventarin për të përcaktuar se cilat janë dërgesat e marra, në emër të kujt ishin porositur dhe nga ku ishin nisur.

Shkruar nga Versus

Grabitet me pistoletë lodër magazina e postës në Yrshek, 4

Grabitet në orët e para të mëngjesit magazina e Postës Shqiptare në Yrshek, ku 4 persona të paidentifikuar morën 3 pako. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10.

Pas marrjes së pakove, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.  Ende nuk dihet se çfarë përmbanin pakot e grabitura, ndërsa personeli i kompanisë postare po kryen inventarin për të përcaktuar se cilat janë dërgesat e marra, në emër të kujt ishin porositur dhe nga ku ishin nisur.

Burime bëjnë me dije se hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që në njërën prej pakove të ketë pasur edhe sende të jashtëligjshme, por kjo mbetet vetëm një pistë hetimore dhe pritet të konfirmohet pas verifikimeve.

Shërbimet e policisë kanë sekuestruar brenda biznesit edhe një pistoletën lodër që u ka rënë grabitësve, ndërsa në lagjen “Sorraj”, në Kashar, është gjetur duke u djegur një automjet, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes./Versus.al

Poll