POLITIKË /

Shtyhet seanca për “Terriorialen”, Konferenca e Kryetarëve vendos të enjten për datën

Data e seancës së re pritet të vendoset në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ndërsa 27 korriku po diskutohet si alternativa më e mundshme për zhvillimin e saj

Shkruar nga Versus

Shtyhet seanca për “Terriorialen”, Konferenca e Kryetarëve

Seanca plenare e parashikuar për t'u zhvilluar të enjten, më 23 korrik, nuk pritet të jetë më e fundit e këtij sesioni parlamentar. Për pasojë, shtyhet edhe shqyrtimi i raporteve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për reformën territoriale.

Burime parlamentare bëjnë me dije se çështja është shtyrë për një seancë tjetër, pasi seanca plenare e së hënës u ndërpre, duke bërë që pikat e mbetura në rendin e ditës të kalojnë për shqyrtim në seancën e së enjtes.

Data e seancës së re pritet të vendoset në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ndërsa 27 korriku po diskutohet si alternativa më e mundshme për zhvillimin e saj.

Ndërkohë, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike vijojnë punën për finalizimin e raporteve të tyre mbi reformën territoriale. Mbetet për t'u parë nëse dokumentet do të përmbajnë propozime konkrete për një ndarje të re administrativo-territoriale, duke përfshirë ndryshime në numrin dhe emërtimin e bashkive./Versus.al

Poll