
Gjatë videos në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama sulmoi sërish protestuesit që prej më shumë se 51 ditësh vijojnë protestat për dorëheqjen e qeverisë dhe ndryshimin e klasës politike të vendit.
“Ndërsa historia e sorrave dhe e korbave që e kanë marrë peng dhe e kanë kthyer në një shëmbëlltyrë simetrike me jashtënxjerrjen e asaj opozitës që tani s’dihet më ku është, nuk ka asnjë lidhje me historinë e të ardhmes së historisë, është vetëm e shkuara. E shkuara që vjen në formë shumë të rrezikshme dhe shumë shqetësuese po të shohim historinë. Ekstremet e majta dhe të djathta që vijnë për të sjellë më të keqen për një vend përmes sharlatanësh, injorantësh, delirantësh dhe dështakzemërakësh të pangushëllueshëm”- u shreh ai mes të tjerash.
Sipas tij, ata që kërkojnë në Shqipëri që duhet të jetë vetëm e shqiptarëve, janë e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë vendit.
“Këta që bërtasin për një Shqipëri që u dashka të jetë vetëm e shqiptarëve për një Shqipëriq ë nuk duhet të ketë të huaj, janë më e keqja që mund t’i ndodhë këtij vendi. Kaq keq Shqipërisë nu kia kanë bërë ata që u tretën nga bulevardi dhe janë mbyllur atje në kuvlijtë e Kuvendit dhe vazhdojnë ulërasin sepse janë të mbaruar”- shtoi kreu i qeverisë. Versus.al

