
Durrës- Policia ka finalizuar fazën e 10-të të operacionit “Storm” për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prostitucionit. Dy shtetase braziliane janë arrestuar nën dyshimin se kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr.2 të cilin e shfrytëzonin për prostitucion.
Në pranga ranë: B. B., 24 vjeçe dhe H. D., 21 vjeçe, të dyja lindur dhe banuese në Brazil. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë klienti K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjatë ndërhyrjes së policisë, brazilianet refuzuan të hapnin derën e apartamentit ku ushtronin veprën penale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, tre aparate celularë, një bllok shënimesh, disa karta SIM, si dhe dy sasi të vogla lënde narkotike të dyshuara kanabis dhe çokollatë me përmbajtje kanabisi. Versus.al
