Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër–Hani i Hotit.
Sipas informacionit paraprak, një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri dhe më pas është përplasur me një barrierë anësore pranë një karburanti.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ende nuk ka detaje të tjera, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes../Versus.al
