AKTUALITET /

1 mijë euro ryshfet për të mos hequr tendën e lokalit, inspektori i "ngec" fajin kolegut: Shkova të merrja porosinë e tij

Mes dy inspektorëve të IMT të arrestuar po bëhet një tentativë për t'ja ngecur fajin njëri-tjetrit.

Shkruar nga Versus
1 mijë euro ryshfet për të mos hequr tendën e lokalit,
Klajdi Zhilla

Tiranë- Gjykata ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për inspektorin e IMT-së Klajdi Zhilla i cili dyshohet se ka marrë 1 mijë euro ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali në zonën e Kombinatit.

Në gjykatë ai ka deklaruar se kishte shkuar në zonën e lokalit për të zbatuar urdhrin e dhënë nga Geraldo Fuçia, punonjësit të IMT-së i cili gjithashtu është arrestuar nga policia.

Brenda senacës gjyqësore Klajdi Zhilla dhe avokati i tij Andi Skenderi kanë mohuar akuzat. Inspektori i pezulluar pretendoi se nuk ka qenë në dijeni të pazareve që janë bërë për subjektin në fjalë.

Sipas Zhillës, atë ditë ka qenë në shërbim në një tjetër subjekt që ishte planifikuar për prishje. Më tej shtoi se të nesërmen, ai kishte shkuar në një lokal me porosi të kolegut të tij Geraldo Fuçia për të marrë një porosi. Zhilla dhe avokati i tij pretendojnë se transkriptet dhe akuza është ndërtuar gabim nga ana e hetuesve.

Fillimisht Zhilla u shpall në kërkim, ndërsa një ditë më pas u vetëdorëzua duke pretenduar se nuk ishte në dijeni për faktin se kërkohej nga policia. Inspektorët e arrestuar akuzohen se kanë shpërfillur urdhrin e kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike të zaptuara duke marrë ryshfet nga pronari i një lokali. Versus.al

Poll