AKTUALITET /

“1 mln euro evazion fiskal dhe ilaçe të ndaluara”, bllokohet "International Medicare" në Tiranë, në kërkim pronari turk dhe ortakja shqiptare (EMRAT)

Në pranga ka rënë administratori i spitali. Dyshohet se subjekti privat kishte përdorur ilaçe të kontrabanduara të cilat nuk lejoheshin për përdorim.

Shkruar nga Versus
“1 mln euro evazion fiskal dhe ilaçe të ndaluara”,
Bilal Kara

Tiranë- Policia ka bllokuar një spital privat në zonën e Zogut të Zi në Tiranë dhe ka shpallur në kërkim bashkëaksionerët e tij, turkun Bilal Kara 45 vjeç dhe shtetasen shqiptare Geriana Arapi, 32 vjeçe. Ndërkohë është arrestuar administrator i spitalit, Edmond Zaja 62 vjeç.

Sipas policisë, hetimet dhe kontrollet e deritanishme kanë provuar se spitali privat nuk kishte deklaruar fitimet gjatë periudhës 2024-2025 duke kryer 1 milionë euro evazion fiskal.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Gjithashtu 5 persona rezultonin të punësuar pa siguracione. Më tej në njoftimin zyrtar bëhet me dije se spitali përdorte ilaçe kontrabandë të cilat ishin ndaluar për përdorim nga autoritetet zyrtare. Gjatë kontrolleve të kryera, policia ka sekuestruar 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të skaduara dhe 6 kompjutera. Versus.al

Poll