AKTUALITET /

100 mijë euro borxh Behgjet Pacollit, habit Naim Murseli: Ia kam shlyer në mënyra të tjera

Shkruar nga Versus
100 mijë euro borxh Behgjet Pacollit, habit Naim Murseli: Ia kam shlyer
Behgjet Pacolli dhe Naim Murseli

Në seancën e mbajtur ditën e sotme për vrasjen e Liridona Ademajt të ndodhur në dhjetor të vitit 2023, bashkëshorti i saj Naim Murseli i cili dyshohet si porositës, përmendi emrin e biznesmenit të njohur Behgjet Pacolli teksa fliste për një parakontratë borxhi prej 100 mijë eurosh.

Murseli i cili më parë ka mbajtur edhe postin e këshilltarit gjatë kohës që Pacolli ishte ministër i Jashtëm i Kosovës, ka thënë se këtij të fundit ia kishte shlyer borxhin 100 mijë eurosh në mënyra të tjera dhe se nuk kishte një dokument të noterizuar.

Po ashtu u mor në konsideratë fakti se në një bankë të Kosovës, Murseli ka shumën në vlerë 219 mijë e 296 euro. Ai shpjegoi se një pjesë e parave i kishte shkuar për pagesën e banesës së blerë me kredi së bashku me gruan e tij të ndjerë duke theksuar se prona ishte e hipotekuar dhe nuk mund të konsiderohej si borxh ndaj Pacollit.

Nga ana tjetër, Pacolli ka deklaruar se nuk i kishte kërkuar Murselit t’ja kthente borxhin dhe se e kishte ndihmuar gjithmonë atë. Ai shtoi se një pjesë e borxhit lidhej me blerjen e një lokali në Suedi dhe se sipas tij, të gjitha këto çështje ishin publike dhe të njohura për të gjithë palët e përfshira. Versus.al

Poll