Në pikën kufitare të Qafë Botës, ka patur sërish probleme me qarkullimin e automjeteve pas operacionit të zhvilluar nga autoritetet greke që solli arrestimin e 13 doganierëve të dyshuar për korrupsion.
Pala greke po punon me personel të kufizuar. Ndërkohë që për qytetarët me automjete private qarkullimi vijon normalisht, për mjetet të cilat duhet të kryejnë veprime doganore, është pezulluar kalimi.
Sipas mediave greke hetimi ndaj doganierëve grekë kishte disa muaj që kishte filluar dhe janë kapur edhe biseda telefonike që vërtetojnë se doganierët ishin përfshirë në aktivitete të paligjshme duke shmangur kontrollet në automjete dhe rimorkio të cilat kalonin mallra kontrabandë nëpërmjet ryshfetit. Versus.al







