AKTUALITET /

16 turistë shqiptarë të plagosur në Itali, MEJP: Të gjithë janë jashtë rrezikut

Në një deklaratë për media Ministria thotë se janë vënë në komunikim me autoritetet italianë përmes ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari dhe sipas inforamcioneve paraprake të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkruar nga B.SH

16 turistë shqiptarë të plagosur në Itali, MEJP: Të

Ministria e Jashtme ka reaguar menjëherë pas lajmit se një furgon me turista shqiptarë u përplasën në Katania, Sicili.

Në një deklaratë për media Ministria thotë se janë vënë në komunikim me autoritetet italianë përmes ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari dhe sipas inforamcioneve paraprake të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme,  menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari.

Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane”, thuhet në deklaratë./Versus

 

 

Poll