
Krenar Dunga është një i ri i dalluar i brezit të ri në Shqipëri, i cili spikat për rezultate të shkëlqyera në mësime dhe për angazhimin e tij aktiv në përfaqësimin e nxënësve. Në moshën 16-vjeçare, ai është ekselent në gjimnazin “Ibrahim Rugova” dhe mban disa pozicione drejtuese, si Ministër në Parlamentin e Nxënësve të Shqipërisë, Kryetar i Komisionit të Shkencës, Robotikës dhe Inovacionit, si dhe President Lokal i ZVA Kamëz.
Përkushtimi dhe serioziteti i tij i kanë mundësuar të krijojë bashkëpunime të rëndësishme me institucione arsimore, duke u vlerësuar edhe me tituj si “Zëri i Qytetit” dhe “Qytetar Nderi” nga Bashkia Kamëz. Përtej arritjeve akademike dhe organizative, historia e tij përfaqëson një rrugëtim force dhe motivimi, ku humbja e mamasë së tij është kthyer në shtysë për të ecur përpara me vendosmëri.
Synimi i tij i madh në jetë është të bëhet mjek dhe të ndihmojë njerëzit, duke vazhduar me përkushtim rrugën drejt majave të suksesit. Shembuj të tillë janë gjithmonë e më të domosdoshëm për t’u mbështetur në mënyrë që aftësitë dhe dijet e tyre t’i vendosin në shërbim të përmirësimit të jetesës së shqiptarëve. Versus.al

