AKTUALITET /

2 mijë € ryshfet për të shpëtuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores

Shkruar nga Versus

2 mijë € ryshfet për të shpëtuar gruan që shkaktoi

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për ish shefin e rrugores Roven Zeka, duke kërkuar dënimin e tij me 4 vite burg, dënimi të zbresi në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe të konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Për ish shefin e hetimit të aksidenteve Sokol Novakun, SPAK kërkoi të njëjtin dënim.

Për Bledi Belbën prokuroria kërkoi dënimin me 1.6 vite burg, të pezullohet dënimi dhe të konvetohet në shërbim prove.  Ndërsa për oficerin e opgj Edison Tabaku, organi i akuzës kërkoi deklarimin e tij fajtor dhe dënimin me 5 vite burg, si dhe uljen e 1/3 së dënimit.

Për Ergest Vrionin i cili i dha një shumë parash Edison Tabakut për të fshehur aksidentin me 5 të plagosur, SPAK kërkoi dënim me 2 vite. Për shkak te gjykimit me procedurë të shkurtuar dënimi të zbresë ne 1 vit e 4 muaj dhe te pezullohet, duke e vendosur Vrionin në shërbim prove për këtë periudhë.

SPAK kërkoi të konfiskohen paratë që iu dhanë Edison Tabakut. Hetimet treguan se Zeka në bashkëpunim me dy ish zyrtarët e policisë kanë marrë para nga Ergest Vrioni, në mënyrë që aksidenti i shkaktuar nga bashkëshortja e tij Anisa Vrioni të mos referohej në prokurori dhe të mos nisnin hetimet.

Prokuroria thotë se u kërkuan 2000€ në mënyrë që Anisa Vrioni te mos arrestohej për shkaktimin e aksidentit me disa të plagosur dhe se këto para u kërkuan te jepeshin shpejt.  Personat që i kanë dhënë shumën e parave Edison Tabakut kanë qenë Ergest Vrioni dhe Bledi Belba. Versus.al

Poll