Durrës- Dy shtetase kineze janë arrestuar në Qerret të Kavajës pasi janë kapur në flagrancë nën dyshimin e kryerjes së veprës penale të prostitucionit.
Gratë C.Y 42 vjeçe dhe Y.Sh 41 vjeçe, kishin hyrë në Shqipëri si turiste dhe kishin marrë me qira një apartament në Qerret. Më pas përmes komunikimeve në rrjetet sociale, kinezet siguruan klientë duke ofruar shërbime seksuale kundrejt pagesave nga 80 deri në 200 euro.
Policia nisi hetimet edhe ndaj 6 klientëve shqiptarë të cilët kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës. Versus.al







