AKTUALITET /

26 vatra zjarri gjatë orëve të fundit, ministria jep detajet për "luftën" me flakët: Ja cilat qarqe janë të rrezikuara

Shkruar nga Versus

26 vatra zjarri gjatë orëve të fundit, ministria jep detajet

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri të cilat janë neutralizuar të gjitha pas ndërhyrjes në terren.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Lezhës, Shkodrës, Dibrës, Korçës, Tiranës, Kukësit, Durrësit e Beratit. Kryesisht zjarret kanë rënë në sipërfaqe me bimësi, ku si pajojë janë djegur rreth 56 hektarë sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte. Në dy raste zjarret janë evidentuar në një biznes dhe në një banesë, ku janë shkaktuar dëme materiale

Në bashkinë e Durrësit, një vatër zjarri e rënë në një treg industrial shkaktoi një dëm të konsiderueshëm në mallra dhe pajisje, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave.

“Një tjetër vatër u evidentua në dy puse nafte, në fshatin Kozare, njësia administrative Kozare, bashkia Kuçovë. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Kuçovë me 2 automjet zjarrfikës dhe 8 efektivë, MZSH Berat me 2 automjete zjarrfikëse me 7 efektivë, 4 foca policore dhe 6 forca bashkiake, të cilët punuan për shuarjen e tij. Si pasojë, u dëmtuan 2 elektromotorrë të 2 puseve të naftës.

Shkaku i rënies së zjarrit është bërë këputja e telave të tensionit të ulët.

Në të gjitha operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 64 automjete zjarrfikëse dhe 449 forca operacionale. Gjithashtu, nga Forcat e Armatosura u angazhuan 2 automjete zjarrfikëse me 14 efektivë dhe 1 helikopter Cougar.

Për ditën e sotme, nga parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme”- thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë. Versus.al

Poll