AKTUALITET /

3 muaj hetime, kapet në flagrancë tutorja 40 vjeçare që ktheu qendrën fizioterapeutike në 'fole prostitucioni'

Gjithashtu u procedua penalisht 41 vjeçarja që shfrytëzohej për prostitucion.

Shkruar nga Versus

3 muaj hetime, kapet në flagrancë tutorja 40 vjeçare që

Tiranë- Një 40 vjeçare është arrestuar në flagrancë nga policia nën dyshimin e kryerjes së veprës penale "shfrytëzimi i prostitucionit".

Blutë njoftojnë se janë dashur 3 muaj hetime për të zbuluar veprimtarinë e paligjshme që ushtrohej në një qendër fizioterapeutike në rrugën "Ismail Qemali". 40 vjeçarja B.G shfrytëzonte për prostitucion një 41 vjeçare e cila u procedua në gjendje të lirë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll