
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun socialist të Kavajës, Elvis Roshi i cili më herët është marrë i pandehur për shpërdorim detyre.
Nën shoqërinë e avokatit Andi Skënderi, Roshi u paraqit sot në SPAK ku iu bë me dije mbyllja e hetimeve ndërsa pritet që dosja të kalojë për gjykim.
10 vite më parë, KLSH kallëzoi Roshin në prokurorinë e Kavajës nën dyshimet se ai dhe 10 zyrtarë të tjerë, kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderët e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.
Auditi i KLSH për periudhën janar 2013-dhjetor 2014 zbuloi shkeljet në 12 tendera. Versus.al

