Nesër, 345 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës për të nisur vitin e ri shkollor 2025-2026. 31 mijë mësues në të gjithë vendin do të jenë të gatshëm për t’u dhënë dije nxënësve, ndërsa një mbështetje e veçantë parashikohet për nxënësit me aftësi të veçanta: 2,260 mësues ndihmës, 150 më shumë se vitin e kaluar, do të jenë në dispozicionin e tyre.
236 mijë nxënës do të pajisen me tekste falas, duke u siguruar atyre materialet e nevojshme për mësim.
Megjithatë, në Korçë, viti i ri shkollor nis me një ulje të ndjeshme të numrit të nxënësve. Krahasuar me një vit më parë, janë regjistruar 3,726 nxënës më pak, duke ulur totalin nga 21,080 në 17,354 nxënës. Kjo ka bërë që disa shkolla të bashkohen dhe dhjetëra klasa të para të mos hapen për mungesë regjistrimesh.







