AKTUALITET /

46 të shoqëruar pas protestës në Tiranë, Avokati i Popullit inspekton komisariatet: 6 të mitur, 2 me lëndime të rënda

Avokati i Popullit monitoroi protestat dhe veprimet e policisë në Tiranë, ku 41 persona u shoqëruan dhe 11 u arrestuan. Janë regjistruar edhe dy raste lëndimesh të rënda, ndërsa çdo shkelje e mundshme e kompetencave do të përfshihet në një raport zyrtar.

Shkruar nga Versus

46 të shoqëruar pas protestës në Tiranë, Avokati i

Institucioni i Avokatit të Popullit ka monitoruar protestat e djeshme dhe veprimet e policisë gjatë natës, duke u fokusuar në garantimin e të drejtave të njeriut dhe ligjshmërinë e shoqërimeve.

Nga inspektimet në komisariatet e Tiranës dhe në Spitali i Traumës, rezulton se janë shoqëruar gjithsej 41 persona, mes të cilëve 6 të mitur. Nga ky total, 11 persona janë arrestuar, ndërsa të tjerët janë liruar. Gjithashtu, janë konstatuar 2 raste të lëndimeve të rënda, me fraktura në kokë dhe fytyrë, të cilat po trajtohen në spital.

Avokati i Popullit ka dokumentuar çdo rast të tejkalimit të kompetencave apo abuzimit me pushtetin dhe do ta përfshijë këtë monitorim në një raport të detajuar për organet kompetente, me qëllim sigurimin e llogaridhënies ligjore.

Postimi i Avokatit të Popullit:

Institucioni i Avokatit të Popullit ka monitoruar protestat e djeshme dhe veprimet policore gjatë natës, me fokus garantimin e të drejtave të njeriut dhe ligjshmërinë e shoqërimeve.
Nga inspektimet në komisariatet e Tiranës dhe në Spitalin e Traumës, rezulton se janë shoqëruar gjithsej 41 persona, mes të cilëve 6 të mitur. Nga ky total, 11 persona janë arrestuar, ndërsa të tjerët janë lënë të lirë. Gjithashtu, janë konstatuar 2 raste të lëndimeve të rënda (fraktura në kokë dhe fytyrë) që po trajtohen në spital.
Avokati i Popullit ka dokumentuar çdo rast të tejkalimit të kompetencave apo abuzimit me pushtetin. Ky monitorim do të pasqyrohet në një raport të detajuar për organet kompetente, me qëllim sigurimin e llogaridhënies së plotë ligjore.

 

Poll