AKTUALITET /

"50 mijë dollarë për të shkuar në SHBA ilegalisht", SPAK dërgon për gjykim grupin e falsifikuesve, mes tyre 2 policë

Policët e pandehur nuk regjistronin hyrje-daljet e personave me probleme në sistemin kufitar me Malin e Zi.

Shkruar nga Versus

"50 mijë dollarë për të shkuar në SHBA

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar për gjykim grupin prej 5 personash të cilët janë arrestuar si të përfshirë në falsifikimin e dokumenteve për të transportuar ilegalisht në SHBA rreth 20 shqiptarë nga zona e veriut të vendit.

Sipas SPAK, grupi kriminal ka përfituar nga 50 mijë dollarë për person në kuadër të organizimit të kalimit të paligjshëm për në territorin e SHBA. Veprimtaria kriminale është zhvilluar nga mesi i vitit 2022 deri në vitin 2024. Drejtues i grupit është Luc Melaj ndërsa Gëzim Camaj ka qenë bashkëpunëtor i tij në falsifikimin e dokumenteve franceze. Emanuel Melaj është marrë i pandehur pasi ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale madje ka dhënë ndihmë për rezervimin e biletave, dërgimin e personave në adresat përkatëse të takimit dhe transferimin e parave.

Po ashtu të pandehur për shpërdorim detyre janë marrë dy policë të pikës kufitare me Malin e Zi, konkretisht Tonin Melaj dhe Bashkim Çokaj të cilët nuk bënin regjistrimin përkatës të hyrjeve-daljeve për personat që kanë patur probleme në shtete të BE.

Si funksiononte skema e falsifikimit dhe më pas udhëtimit në SHBA

Takimet zhvilloheshin në Shqipëri mes falsifikatorëve dhe personave që donin të udhëtonin jashtë vendit vetëm ose me familjarë të tyre. gjatë takimit u sqarohej itinerary i udhëtimit dhe pagesat që duhet të kryhen të cilat varionin mes shumave 40 mijë deri në 50 mijë dollarë për person. Kryesisht qyetarët që janë trafikuar ilegalisht drejt SHBA kanë qenë nga Malësia e Madhe, Shkodra, Lezha, Tropoja me lidhje familjare me persona që jetojnë në Amerikë.

Të pandehurit u siguronin falsifikimin e dokumenteve, kryesisht franceze të cilat kërkuesit i përdornin për të arritur në Spanjë e më pas për të udhëtuar drejt Meksikës me avion. Në Meksikë do të akomodoheshin dhe më pas nëpërmjet rrugës tokësore do të bëhej transportimi i tyre deri në SHBA e Kanada ku fillimisht kërkonin azil me motivacione të ndryshme. Versus.al

Poll