
Një 50 vjeçare shqiptare është dhunuar për vdekje nga bashkëshorti i saj në Pianello Vallesina di Monte Roberto (Ancona).
Sadjide Muslija u godit për vdekje brenda banesës, ndërsa bashkëshorti i saj nuk është paraqitur në punë këtë mëngjes. Pronarja e kompanisë italiane ku ajo punonte kishte shkuar në banesë, por u përball me karabinierët të cilët ishin duke hetuar në vendin e krimit. Viktima u gjet e pajetë me shenja dhune sipër krevatit të saj. Çifti i shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut ishte ndarë, por ishte rikthyer të jetonte së bashku disa muaj më parë.
Sipas autoriteteve italiane disa herë gjatë vitit, Sadjide Muslija ishte abuzuar nga bashkëshorti i saj, Nazif Muslija, gjithashtu 50 vjeç. Në korrik, Nazif Muslija pranoi një marrëveshje dënimi dhe, pas lirimit të tij, çifti ishte kthyer të jetonte sërish bashkë.
Burri, i cili aktualisht nuk dihet se ku ndodhet dhe dyshohet për femicid, u arrestua gjithashtu prillin e kaluar pas një sulmi tjetër ndaj gruas së tij: në atë rast, burri i saj kishte thyer derën e dhomës së gjumit me një sëpatë, dhe ajo ishte strehuar në shtëpinë e një fqinji.
Policia po vijon kërkimet për arrestimin e Nazif Muslijas i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e saj./Versus.al
