AKTUALITET /

‘’8 ditë pa ardhur në shtëpi’’, e reja denoncon zhdukjen e motrës 15 vjeçare

Arsyet e largimit të të miturës nuk dihen, ndërkohë që familjarët e saj shprehen shumë të shqetësuar pasi prej ditësh nuk kanë asnjë lajm rreth saj.

Shkruar nga Versus

‘’8 ditë pa ardhur në shtëpi’’, e reja

Korçë- Një vajzë e mitur 15 vjeçare me inicialet F.R është raportuar e zhdukur pasi prej disa ditësh është larguar nga banesa e saj dhe nuk është kthyer më.

Ka qenë motra e saj 19 vjeçare e identifikuar si S.R e cila ka bërë denoncimin se e mitura ishte larguar nga shtëpia më datë 21 tetor.

Policia po punon për gjetjen e 15 vjeçares e cila prej 8 ditësh ka humbur gjurmët me familjen e saj. Versus.al

Tags:

korce

Poll