AKTUALITET /

"Ai që kemi nuk u përgjigjet sfidave të kohës", draft për kodin e ri penal, Manja: Miratohet pasi t'i japë 'ok' Brukseli

Që prej ditës së sotme, drafti ka kaluar për konsultim publik dhe vetëm pas një procesi të gjerë dhe miratimit nga Brukseli, do të votohet në Kuvend. Ministri ftoi opozitën që të kontribuojë duke ofruar ekspertizë për draftin.

Shkruar nga Versus
"Ai që kemi nuk u përgjigjet sfidave të kohës",
Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, nëpërmjet një konference të organizuar ditën e sotme me përfaqësues të tjerë të institucioneve të pushtetit gjyqësor, ka prezantuar draftin për kodin e ri penal.

Sipas Manjës, një kod i ri penal për sfidat që ka sjellë koha, është mëse i domosdoshëm për t’u lehtësuar punën edhe gjyqtarëve e prokurorëve. Ai theksoi se drafti nuk është përfundimtar dhe se pasi të hidhet në konsultim publik, do të duhet të marrë miratimin e Brukselit për t’u votuar më pas në Kuvend.

“Kodi aktual kishte 285 nene e 550 paragrafe dhe aktualisht  janë bërë 30 ndërhyrje dhe ka 327 nene. Kodi aktual nuk i përgjigjet më sfidave të kohës dhe zbatimi i tij paraqet vështirësi reale për gjyqtarët e prokurorët. Në rrethanat ku jemi formatimi është i pashmangshëm. Puna për një kod të ri penal kishte filluar që në 2019-ën. Nga sot drafti i kodi i ri penal do të jetë për konsultim publik. Ky draft nuk është prodhim i ministrisë së Drejtësisë apo qeverisë. Autorësia intelektuale është dhe do mbetet në pronësi të grupit të punës.

Pasi të kryhet konsultimi publik, drafti do të marrë miratimin në Bruksel dhe vetëm atëherë do të miratohet.  Grupi i punës ka shqyrtuar përvojën shqiptare dhe ato të vendeve të BE. Për konsultimin publik më duhet të theksoj se ky nuk është draft përfundimtar. Do t’i nënshtrohet një procesi të gjerë konsultimi, nuk kemi ngutje. Ky draft do marrë gjithë kohën e nevojshme”- deklaroi Manja.

Ndërsa ftoi edhe opozitën që të marrë pjesë në konsultime me ekspertizë për pika të caktuara të draftit. Versus.al

Poll